www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Posted on April 1, 2024April 1, 2024 by User User1

Deputetët votuan për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinoci – Shtip dhe rrugës Kërçovë-Ohër, me procedurë të shkurtuar. Sipas rregullores së re, afati i ri për përfundimin e segmentit Kërçovë-Ohër është 31 dhjetori i vitit 2026. Aneksi i marrëveshjes për autostradën Kërçovë-Ohër, e cila filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014, do të jetë e gjashta me radhë.

Ndërtimi i autostradës me një gjatësi totale prej 57 kilometrash ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro dhe pas disa anekseve të kontratës dhe zgjatjeve të afateve, çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, sot para deputetëve në Kuvend tha se ligji nuk sjell implikime financiare shtesë.

Lajmet e fundit…

  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara