www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024

Posted on March 29, 2024March 29, 2024 by User User1

Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e lojtarëve që mund të thërrasin për Euro 2024, që mbahet në Gjermani.

Kështu organi kryesor i futbollit evropian do të marrë mendim nga menaxherët nëse duan që të kenë sërish 26 lojtarë në vend të 23 sa është tani.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, tha këtë javë se numri i lëndimeve në futbollin modern nënkuptonte se ishte absurde të kthehesh në numrin tradicional të skuadrës prej 23.

Për shkak të pandemisë Covid-19, ekipet u lejuan me 26 lojtarë nga UEFA në Euro 2020, turne që u zhvillua një vit me vonesë dhe në Kupën e Botës 2022 të FIFA-s.

Nëse lojtarët ishin të izoluar për arsye shëndetësore, zëvendësuesit e tyre ishin tashmë në kamp dhe ishin në përputhje me protokollet e detyrueshme.

UEFA vendosi vitin e kaluar për skuadrat me 23 lojtarë për Euro 2024.

Ajo do të presë trajnerë dhe zyrtarë nga 24 ekipet në dy javë në Dyseldorf të Gjermanisë.

“Një punëtori me skuadrat pjesëmarrëse do të mbahet më 8 prill dhe me atë rast UEFA do të dëgjojë mendimet e trajnerëve”, tha trupi evropian i futbollit.

“Çdo ide në këtë drejtim më pas do të shqyrtohet dhe vlerësohet”.

Southgate tha se nuk kishte në plan t’i bënte presion UEFA-s për një rritje, megjithëse pranoi se numrat shtesë do të zvogëlonin rrezikun e përzgjedhjes së lojtarëve të preferuar që kishin lëndime.

“Ne kemi qenë në gjendje t’u japim njerëzve kohë,” tha Southgate, i cili po e çon Anglinë në turneun e tij të katërt të madh si trajner, “por me 23 kjo është padyshim më e vështirë”.

Kjo do të mund të përfitohej edhe nga kombëtarja e Shqipërisë që do të marrë pjesë, pasi do të mund të thërras më shumë lojtarë.

Është e paqartë se sa nga 24 trajnerët duan një skuadër më të madhe që do të përfshinte më shumë lojtarë që mund të mos kenë kohën e lojës në fushë.

Euro 2024 do të mbahet nga 14 qershori deri më 14 korrik në 10 qytete gjermane.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara