www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë përpara

Posted on March 29, 2024March 29, 2024 by User User1

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00 e mëngjesit, në orën 04:00 të mëngjesit.

Ora verore zgjat 7 muaj, ndërsa ajo dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.

Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.

Referenca e parë e njohur për përdorimin e orës së diellit ishte nga Benjamin Franklin në një letër të botuar në një gazetë franceze.

Në këtë letër nuk përmendet ndryshimi i orës, por sugjerimi që njerëzit të zgjohen një orë më parë.

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë ndryshimin e detyrueshëm të orës në vitin 2021, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të zgjedhë në mënyrë të pavarur nëse do të mbajë orën verore apo dimërore.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara