www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lavrov: Plani i paqes në Ukrainë i pakuptimtë

Posted on March 29, 2024March 29, 2024 by User User1

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë tha se plani i propozuar i paqes i Ukrainës ishte i pakuptimtë pasi bazohej në nocione të papranueshme si tërheqja e Moskës nga zonat që ka pushtuar, sipas Reuters.

Lavrov tha për të përditshmen “Izvestia” se samiti i propozuar i paqes nuk do të ketë sukses derisa bazat e tij themelore të ndryshohen, duke përfshirë lejimin e Rusisë për të marrë pjesë.

“Ne jemi në çdo rast të gatshëm të zhvillojmë diskutime, por jo në bazë të “formulës së paqes” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky”, tha Lavrov.

“Si mund të thotë një politikan serioz në Uashington, Bruksel, Londër, Paris apo Berlin se nuk ka alternativë ndaj formulës së Zelensky”, tha ai.

Lavrov hodhi poshtë planin e paqes duke e konsideruar si të papranueshëm, pasi kërkon që Rusia të tërhiqet nga territori që ka kapur, duke përfshirë Krimenë, të aneksuar në 2014, dhe rivendosjen e kufijve post-sovjetikë të Ukrainës në vitin 1991.

Ai gjithashtu bën thirrje për të bërë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj të shkurtit 2022.

Zelensky ka kundërshtuar çdo nocion të negociatave me Moskën mbi ndonjë bazë tjetër përveç planit të paqes.

Lavrov tha se kishte takuar zyrtarë dhe diplomatë nga Zvicra, të cilët e kishin siguruar atë se samiti i paqes që Berna ka rënë dakord të organizojë, do të përfshijë pjesëmarrjen ruse dhe do të zhvillohet në kushte realiste.

Ministri rus tha gjithashtu se propozimet e SHBA-së për të diskutuar marrëveshjet e armëve, duke shkëputur çështjen nga konflikti në Ukrainë, nuk kishin kuptim.

“Është një shaka dhe nuk reflekton mirë për ata në administratën në Uashington që merren me politikën e jashtme. E gjithë kjo vjen për faktin se politika e jashtme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtohet nga njerëz që nuk dinë të angazhohen në diplomaci”, tha Lavrov. //a.i/

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara