www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdogan viziton SHBA-në, i pari takim me Bidenin president në Shtëpinë e Bardhë!

Posted on March 29, 2024March 29, 2024 by User User1

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj, ç’ka i hap rrugën takimit të parë të liderit turk në Shtëpinë e Bardhë me kreun e administratës amerikane, Joe Biden.

Lajmi u konfirmua nga një zyrtar turk. Kjo do të jetë vizita e parë në Washington e Erdoganit që nga 2019-ta, kur u takua me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, me të cilin ka raporte të mira personale. Ankaraja ka vazhduar të insistojnë për një takim kokë më kokë të udhëhqësit turk me Biden që prej zgjedhjes së këtij të fundit në postin e presidentit në 2020-tën.

Aktualisht, ka një shkrije të akullit të marrëdhënieve dypalëshe, pasojë e faktit që Ankaraja pranoi të ratifikonte kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, ratifikim ky të cilin e kishte zvarritur për 20 muaj. Por mes SHBA-ja e Turqisë ka ende cështje që shkaktojnë mospajtime, përfshirë veriun e Sirisë, ku forcat amerikane mbështesin militantët kurdë që Turqia i konsideron terroristë.

Uashingtoni po ashtu ushtron presion mbi Ankaranë që të bëjë më shumë për të ndaluar transitin e mallrave për në Rusi, pasi argumenton se të ardhurat nga to Moska po i përdor për luftën kundër Ukrainës. Lidhur me këtë vizitë, nuk ka pasur ende ndonjë koment nga zyrtarët amerikanë. Analistët mendojnë se ka të ngjarë që takimi mes Bidenit dhe Erdoganit të fokusohet tek konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti turk është kritik i ashpër i veprimeve të shtetit hebre në Rripin e Gazës. Analistët parashikuan po ashtu se temë e diskutimeve në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes, përfshirë edhe blerjen e avionëve amerikanë F-16 nga Ankaraja.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara