www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dridhet toka, Greqia fqinje goditet nga një tërmet i fortë!

Posted on March 29, 2024 by User User1

Një tërmet i magnitudës 5.7 i shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Greqisë, në brigjet e Peloponezit perëndimor. Nuk pati raportime për dëme në njerëz apo materiale nga dridhjet e tokës, të cilat u ndjenë deri në kryeqytetin grek, Athinë e po ashtu në ishullin jugor të Kretës.

Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm. Epiqendra e dridhjeve të tokës ishte në afërsi të ishujve Strofades, që gjenden rreth 120 kilometra në jugperëndim të qytetit Patras, siç njoftoi Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Në zonën e epiqendrës së tërmetit janë regjistruar edhe goditje pasuese me shkallë më të ulët Rihter e që konsiderohen “të zakonta” në kushtet kur nuk ndalet aktiviteti sizmik.

Siç dihet, Greqia gjendet në një rajon shumë aktiv nga ana sizmike dhe tërmetet janë të zakonshme. Shumica dërmuese e dridhjeve të tokës, fatmirësisht nuk shkaktojnë viktima në vendin fqinj dhe sa iu përket dëmeve materiale, ose nuk ka të tilla, ose janë të papërfillshme.

Në kohë të caktuara, Greqia kalon një periudhë acarimi sizmik, duke çuar edhe në çarje të tokës. Në veçanti, rajoni i Kretës zë pjesën qendrore të një strukture të madhe gjeotektonike, e cila prodhon shumë tërmete, referuar të dhënave të sizmologëve. Madje, vitet e fundit ata konstatojnë numër të shtuar të tërmeteve të mëdha. Kjo do të thotë, se Greqia e tejkalon ndjeshëm mesataren. Nga viti 2017, shteti fqinj po kalon atë që përshkruhet si “një periudhë e përmbysjes sizmike”.

Çdo fazë e ndezjes zgjat rreth tetë vjet.

Sipas një modeli të një studimi që është paraqitur disa vite më parë dhe është verifikuar, sizmologët grekë janë shprehur për ndjesitë se cikli i këtij shpërthimi sizmik është drejt përfundimit, por si gjithnjë në të tilla raste, askush nuk mund ta dijë se kur do të përfundojë.

Në lidhje me rajonin e Atikës, prej vitesh, specialistët grekë kanë dhënë alarmin se ka shumë çarje toke që e kërcënojnë atë.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara