www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë

Posted on March 29, 2024 by User User1

Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thonë nga SPB Ohër.

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari T.S. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara