www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Mendojë që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

Posted on March 28, 2024March 28, 2024 by User User1

Në takimin me punonjësit në arsim dhe studentët, kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani ka argumentuar se pse kandidohet si president.

“Dalim me idenë e presidentit të parë shqiptar dhe kërkojmë mbështetjen e gjithëve atyre të cilët kanë qenë të privuar nga mundësia për të pasur president, për shkak se këtu ka pasur monopole etnike dhe politike në 30 vitet e fundit, të cilët po i rrënojmë një nga një, mision pas misioni, duke e demonopolizuar shtetin dhe duke krijuar barazi të plotë. Asnjëherë duke tentuar që të dominojmë mbi të tjerët, por duke e kërkuar hisen tonë që secili të ketë mundësi të barabartë. Mendojë që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok.

Ministri Osmani potencoi se këto zgjedhje do jenë jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Kujtoj që jemi në një udhëkryq të rëndësishëm historik, ku parashikueshmëria strategjike do të jetë përcaktuese se si do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Një karakteristikë e veçantë e këtyre zgjedhjeve, dhe do të flas nga perspektiva partiake, për herë të parë po ridefinohet skena politike. Deri më tani, kemi pasur dy blloqe të mëdha politke, multietnike, që kanë pretenduar të udhëheqin shtetin, dhe keni pasur partitë politike shqiptare duke garuar, duke qenë partneri i vogël i blloqeve të mëdha”, tha ministri Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara