www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA

Posted on March 28, 2024March 28, 2024 by User User1

Sam Bankman Frid, mbret i mashtrimeve me kriptovaluta, u dënua para Gjykatës Federale në Manhattan (New York) me 25 vjet burg.

Vendimi u shpall gjatë ditës së sotme nga gjyqtari Lewis Kaplan, raporton reuters.

Kjo praktikisht do të thotë se njeriu që mbushi 32 vjeç më 6 mars, njeriu që u ngrit në parajsë dhe u shpall gjeni, dhe më pas u karakterizua si një nga mashtruesit më të mëdhenj në historinë amerikane, do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave derisa të jetë 57 vjeç.

Prokuroria i kërkoi Kaplanit që të dënojë Bankmanin me 40 deri në 50 vjet burg me shpjegimin se ai “vodhi tetë miliardë dollarë nga investitorët”.

“Theksoj – ka vjedhur, sepse nuk ka qenë lëvizje në momentin e krizës së likuiditetit, as keqmenaxhim i punëve, vlerësim i keq nga ana e kreut të kompanisë. Nuk ishte vetëm një humbje financiare në letër”, përfundoi prokurori Nicholas Ross.

Ndryshe, Frid ka diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts ndërsa bëri bum me Bitcoin dhe asete të tjera digjitale, të cilat kapnin vlerën neto prej 26 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes, para se të mbushte 30 vjeç.

Ai gjithashtu ishte një nga kontribuuesit më të mëdhenj për kandidatët demokratë dhe kauzat politike përpara zgjedhjeve afatmesme amerikane të vitit 2020.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara