www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vulin me histeri fashiste ‘mbron’ Vucic: Në rrethin e presidentit ka njerëz që punojnë për CIA 

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

Ish shefi i agjencisë serbe së inteligjencës BIA ka dalë të mërkurën me deklarata e qëndrime të zakonshme për të, por histerike e shqetësuese për njerëz normal ku predikonte me retorikë kripto religjioze gati se si e gjithë bota na qenka kundër Serbisë e si presidenti serb Aleksandar Vucic qenka i vetmi ku mund të mbështeten serbët.

Jo rrallë herë Vulin ka dalë me pretendime të tilla apokaliptike, zakonisht aty ku i lë Vucic një ditë më parë, i vazhdon ai në nivel komploti botëror me histeri fashiste serbe e thirrje për rezistencë ndaj armiqve të brendshëm e të jashtëm duke e hedhur përgjegjësinë gjithmonë diku tjetër për dështime e telashe.

“Në rrethin e presidentit Vucic ka njerëz që punojnë për CIA dhe ai e di këtë. Ai do të vendosë nëse ndonjëherë do ta themi të gjithë të vërtetën. Në rrethin e presidentit Vucic ka njerëz që nuk punojnë për dobinë e këtij vendi dhe punojnë kundër Serbisë e presidentit Vucic” tha Vulin.

Vulin vazhdoi me këtë retorikë të hallakatur fashiste se gjoja Serbia qenka e rrethuar dhe ka nevojë të mblidhen rreth martirit patriot serb Vucic siç e vlerëson, si të vetmin shpëtim.

“Ata do të provojnë të sjellin rezolutë që Serbia është gjenocidale dhe se serbët janë gjenocidal, po them që do të provojnë ta arrestojnë Milorad Dodik, do të provojnë të ndalojnë qarkullimin e pagave Republikës Serbe, do të provojnë të arrestojnë njerëz që nur respektojnë vendimet e Schmidt. Presidenti Vucic do të ketë forcën dhe kurajën të luftojë kundër këtyre dhe besoj që presidenti Vucic do të takohet me Schmidt. Serbinë e ballafaquan me sanksione pasi bleu sistem anti-dronësh rus që lufton kundër armatimit që Perëndimi ua siguroi ‘siptari’. Po ju flas për rrenën e madhe që e plasuan se Vucic ka lidhje me Banjskën. Po ju flas që e ashtuquajtura Kosovë do të pranohet në Këshillin e Evropës përkundër secilit rregull. Po shkelen interesat më vitale të Republikës Serbe që duan ta shkatërrojnë e Serbinë që duan ta zbresin në nivelin e shtetit që nuk është i pavarur. Po ju flas për atë që në rrethin e presidentit ka njerëzi që nuk punojnë në të mirë të këtij vendi, por për shërbimet e huaja” tha Aleksandar Vulin e njëkohësisht i bëri thirrje histerike “popullit serbë kudo që jetojnë të bashkohen e të qëndrojnë krah presidentit të tyre Vucic”.

Vulin ngriti tensionet tutje me pretendimet e tij se bashkësia ndërkombëtare madje ia ka mësyrë ta arrestojë liderin e entitetit politik serb të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, e njësitet speciale të tyre qenkan në gatishmëri për arrestimin e tij që tani.

Reagimet në Serbi janë të ndryshme ndaj thirrjeve të Vulin për shtetrrethim. Ish kreu i agjencisë serbe të inteligjencës ushtarake VBA, Momir Stojanovic, tha se kjo qasje është shqetësuese për vet popullin serb duke nxjerrë fakte që realisht janë veprimtari normale si e ndërkombëtarëve dhe shtrembërim.

Stojanovic i tha agjencisë serbe të lajmeve Beta se kjo është një vazhdimësi e luftës propaganduese-psikologjike që presidenti serb po e zhvillon kundër popullit të vet

Lajmet e fundit…

  • Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit
  • Lajm i rëndësishë për adhuruesit e Formula 1
  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara