www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkon në 140 numri i viktimave nga sulmi në Moskë

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

Numri i viktimave nga sulmi i 22 marsit në një sallë koncertesh në Moskë ka arritur në 140, thanë autoritetet, teksa ka raportime se autoritetet kanë ndaluar operacionet për kërkimin e trupave të pajetë.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha më 27 mars se katër nga 76 personat që gjenden në spital janë në gjendje kritike.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes Civile, Emergjencave dhe Fatkeqësive, përfundoi pastrimin e rrënojave në sallën e koncerteve, teksa u raportua se kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar.

Katër persona të armatosur sulmuan sallën e koncerteve Krokus, duke qëlluar drejt njerëzve dhe duke i vënë flakën sallës.

Një gjykatë ruse më 25 mars ngriti akuza ndaj katër qytetarëve të Taxhikistanit për kryerjen e aktit të terrorizmit. Katër të tjerë po akuzohen se kanë ndihmuar sulmuesit.

Njerëzit nga Azia Qendrore që jetojnë në Rusi janë nën presion në rritje dhe po përballen me sentimentin kundër migrantëve pas sulmit. Gjatë kësaj jave, disa punëtorë nga Uzbekistani dhe Taxhikistani u morën në pyetje nga autoritet në Moskë.

Qeveria taxhike, që është e afërt me Kremlnin, ka marrë në pyetje familjarët e katër personave që po akuzohen se kanë kryer sulmin.

Uzbekistani ka këshilluar qytetarët e tij në Rusi që të respektojnë masat e shtuara të sigurisë dhe të mbajnë me vete dokumentet e identifikimit dhe lejet e punës.

Qeveria në Kirgizi u ka kërkuar qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Rusisë, ndërkaq autoritetet në Turkmenistan po shikojnë për mënyra se si të kthejnë në shtet qytetarët që studiojnë në Rusi.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant, Shteti Islamik. Përderisa IS-i në mënyrë specifike nuk ka treguar se cila nga degët e saj ka kryer sulmin, inteligjenca perëndimore dhe ekspertët kanë fajësuar për sulmin Shtetin Islamik Korasan (IS-K).

Zyrtarët e lartë rusë insistojnë se Ukraina dhe Perëndimi kanë qenë të përfshirë në sulm. Kievi ka hedhur poshtë akuzat, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e kanë paralajmëruar Moskën se do të ndodhte një sulm dy javë para incidentit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara