www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shitet në akand për çmimin marramendës dera legjendare e filmit “Titanic”!

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

Dera e filmit legjendar ‘Titanik’ doli në ankand në Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi është bërë e ditur se është shitur për 1 milion dollarë. Kjo është pikërisht dera në të cilën “Rose” (Kate Winslet) u shpëtua pasi anija u mbyt. Dimensionet e derës janë 2.44 metra e gjatë dhe 1.04 metra e gjerë.

Ndërlaq, artefaktet e filmit të shitura në ankand përfshinin kamxhikun e Harrison Ford nga ‘Indiana Jones’ i vitit 1984 dhe ‘Temple of Doom’, sëpatën e përdorur nga Jack Nicholson në filmin e viteve 1980 ‘The Shining’ dhe më së shumti, copën e drurit nga paneli i Titanikut ku Leonardo DiCaprio dhe Kate Ëinslet u varën në skenën e fundit të Titanikut 1997.

Edhe pse objekti zakonisht përmendet si një “derë lëkundëse” nga fansat e filmit, objekti në fakt është pjesë e kornizës së derës direkt mbi hyrjen e sallës së pritjes së klasit të parë të anijes. Seti ikonë u shit për 718,750 dollarë në ankand dhe ishte artikulli më i shitur i ankandit midis 16 grupeve totale që u shitën për më shumë se 100,000 dollarë.

Nuk ishte i vetmi komplet nga Titaniku i James Cameron që doli në ankand, një prototip i së njëjtës copë druri u shit për 125,000 dollarë, ndërsa rrota e përdorur për anijen në film u shit për 200,000 dollarë. Fustani i Winslet, të cilin aktorja tani 48-vjeçare shihet e veshur në skenën e fundit të Titanikut teksa personazhi i saj Rose dhe personazhi i DiCaprio, Jack fundosen në ujë, u shit për 118,750 dollarë, ndërsa një shtyllë telegrafi e përdorur në film u shit për 81,250 dollarë.

Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë. Regjisori zbuloi së fundmi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit. Ai tha se:

Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollar. 

Përpara se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara