www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

OBSH: 1 në 6 të rinj ka përjetuar ngacmim kibernetik

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

Ngacmimet kibernetike janë një fenomen shqetësues në rritje. Sipas një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 6 adoleshentë kanë përjetuar ngacmim kibernetik, qoftë bullizëm apo edhe dhunë psikologjike. Kështu nga viti 2018 deri në vitin 2022 të dhënat tregojnë një rritje shqetësuese të bullizmit kibernetik, nga 11% në 14% tek djemtë që ngacmojnë të tjerët dhe vajzat nga 7% në 9%.

Gjetjet zbulojnë dallime gjinore në sjelljen ngacmuese. Kështu djemtë shfaqin një tendencë më të lartë ndaj agresionit dhe përfshirjes në përleshje fizike, duke nënvizuar nevojën urgjente për ndërhyrje të fokusuara në rregullimin emocional dhe ndërveprimet pozitive sociale.

Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më rritjen e kohës në internet nga adoleshentët, shifrat nxjerrin në pah nevojën urgjente për ndërhyrje që përfshijnë edukatorët, prindërit, drejtuesit e komunitetit dhe politikë-bërësit për të nxitur arsimimin dhe sigurinë dixhitale.

Ky fenomen në rritje po vihet re edhe në Shqipëri. Me synimin për të mbrojtur figurën e gruas dhe të miturve, një grup deputetesh të Kuvendit të Shqipërisë kanë ndërmarrë nismën për të kriminalizuar veprën e bullizimit online. Por për penalistët kjo do të cenonte parimin e sigurisë juridike dhe liria e shprehjes./ Tv Klan

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara