www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet 24 vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht të atin e tij

Posted on March 27, 2024March 27, 2024 by User User1

PB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 24 vjeçarin M.K nga një fshat i Tetovës i cili ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit.

“Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (26-mars) rreth orës 08:20 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.K. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga babai i tij 68-vjeçar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht, si dhe i kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe veturën e vëllait të tij. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara