www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zbulohet letra që shkruajti Silvio Berlusconi dy ditë para vdekjes!

Posted on March 26, 2024 by User User1

Pak kohë pas ndarjes së tij nga jeta, mediat italiane ka bërë publike letrën e fundit të shkruar nga vetë Silvio Berluscoit. Letrën e ka zbuluar vajza e tij, Marina Berluscoi të cilën e kishte vendosur në parathënien e librit të ri të Paolo Del Debbio. Maria ka bërë me dije se këtë letër babai i saj e ka shkruar momentet e fundit në ambientet e spitalit ku ishte shtruar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Letra e plotë:

“Por, President, çfarë partie është Forza Italia? A: Forza Italia është partia e zemrës, Forza Italia është parti e dashurisë, për fëmijët e dikujt, për nipërit e mbesat, për të gjithë. Forza Italia është partia që beson në Zotin dhe dashurinë e tij për të gjithë ne. Forza Italia është partia që ndihmon ata që janë në nevojë. Është partia që u jep atyre që nuk kanë. Forza Italia është partia e shtëpisë që duhet të kemi të gjithë. Forza Italia është partia e botës pa kufij, e botës që e do veten, e botës së bashkuar dhe respektuese për të gjitha shtetet.

Forza Italia është partia e botës që e do paqen, e botës që e konsideron luftën çmendurinë e çmendurisë, ku vriten të tjerë që as nuk e njohin njëri-tjetrin, Forza Italia është partia e botës pa kufij, e shteteve që ndihmojnë njëri-tjetrin. Forza Italia është partia e lirisë, e demokracisë, e krishterimit, është partia e dinjitetit, e respektit për të gjithë njerëzit, është partia e garantimit të drejtësisë, e përsëris, Forza Italia është partia e lirisë. Forza Italia është parti për mua, për ju, për të gjithë ne (…) D: Ah, pikërisht, harrova. Po ju i kujt partie jeni? Përgjigje: Edhe unë jam i Forza Italia, partia që kam themeluar, të cilën do të doja të mund ta bëja, duke bindur të gjithë qytetarët e Italisë dhe të botës” – shkruan Berlusconi.

Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian temë e rëndësishme ka qenë ndarja e pasurisë së tij. Ajo që ish-bosi i Milanit u ka lënë fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi llogaritet të jetë një pasuri mbi pesë miliardë euro, përfshirë këtu kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me një vlerë prej 2.8 miliardë eurosh, bashkë me aksionet e tij në Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Towers dhe Prosieben, bëhen katër miliardë. Pasuritë e paluajtshme të ish-shefit të qeverisë italiane vlerësohen të jenë rreth 700 milionë euro. Në fund hyjnë edhe jahtet dhe të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara