www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Virozat e stinës, pijet më të mira natyrale

Posted on March 25, 2024 by User User1

Ka disa mënyra natyrale efektive kundër formave të lehta të dhimbjes së fytit. Ato janë disa pije të nxehta ose të ftohta me të cilat mund të shpërndajmë mukozën, të lehtësojmë dhimbjen dhe të marrim një efekt qetësues dhe zbutës.

Çaji me mjaltë

Për lehtësim të menjëhershëm dhe shërim të shpejtë nga dhimbja e fytit, ju rekomandojmë që të përgatisni dhe të konsumoni një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni dhe mjaltë dy ose tre herë në ditë.

Një recetë sa e thjeshtë aq edhe efektive, nga e cila mund të përfitoni vlerat e limonit dhe të mjaltit të tilla si antioksidantë të shumtë, vitaminën C dhe në të njëjtën kohë të përfitoni nga vetitë antibakteriale dhe antimikrobike të tyre.

Kamomili

Kamomili është një bimë e njohur që në kohërat e lashta për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ai garanton një efekt zbutës dhe qetësues, duke lehtësuar menjëherë fytin tuaj.

Çaji me xhenxhefil

Xhenxhefili është një rrënjë me veti të pafundme të dobishme dhe shëruese: ndihmon tretjen, stimulon dhe përmirëson qarkullimin e zemrës, është një anti-inflamator dhe antioksidant shumë i fuqishëm dhe ka një efekt antibiotik.

Si ta përdorni për dhimbjen e fytit? Për të përfituar nga efektet e dobishme dhe për të ofruar lehtësim të menjëhershëm për dhimbjen e faringut, gjithçka që duhet të bëni është të lini 20 gramë rrënjë të qëruara të ziejnë në ujë për 10 minuta.

Çaji duhet të pihet i nxehtë, mundësisht dy herë në ditë dhe është dobishëm kundër kollës, ftohjes dhe sëmundjeve sezonale.

Lëng portokalli i shtrydhur

Lëngu i portokallit është një ilaç i vërtetë për shëndetin. Një gotë në mëngjes ose pasdite, ju fal shumë vitaminë C e cila nga njëra anë mbështet dhe mbron sistemin imunitar dhe nga ana tjetër vepron si një anti-inflamator natyral, ideal për trajtimin e infeksioneve të vogla dhe të bezdisshme.

Uthull molle dhe mjaltë

Uthulla e mollës është një zgjidhje tepër efektive për të luftuar dhimbjet e fytit. Ajo ka një efekt antibakterial dhe parandalon përhapjen e mikrobeve në gojë dhe fyt.

Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e dobishme të uthullës, mjafton të shpërndani një lugë të saj në një filxhan me ujë të nxehtë (por jo të vluar) dhe të shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Me të njëjtën zgjidhje këshillohet edhe gargara një ose dy herë në ditë: në këtë mënyrë mund të lehtësoni dhimbjet dhe të “dezinfektoni” fytin.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara