www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vaksinë kundër kancerit të mushkërive?! Flasin shkencëtarët!

Posted on March 25, 2024March 25, 2024 by User User1

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe po zhvillojnë një vaksinë kundër kancerit të mushkërive. Studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar i janë dhënë 1.98 milionë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër kancerit të mushkërive. Vaksina “LungVax” që ata synojnë ta zhvillojnë do të jetë vaksina e parë në botë kundër kancerit të mushkërive tek njerëzit në rrezik për ta zhvilluar atë.

Teknologjia për vaksinën e re do të jetë e ngjashme me atë që u përdor për vaksinën Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19. Financimi do të vijë nga Cancer Research UK dhe CRIS Cancer Foundation. Profesori Tim Elliott, drejtuesi i hulumtimit për projektin LungVax tha se:

Kanceri është një sëmundje e trupit tonë dhe është e vështirë për sistemin imunitar të bëjë dallimin midis asaj që është normale dhe asaj që është kancer. Të bësh sistemin imunitar të njohë dhe sulmojë kancerin është një nga sfidat më të mëdha në kërkimin e kancerit sot. Nëse ne mund të përsërisim llojin e suksesit gjatë testimeve në kohën e pandemisë, ne mund të shpëtojmë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve çdo vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, pothuajse 80% e mjekëve në mbarë botën gabimisht besojnë se nikotina shkakton kancer të mushkërive. Kjo sipas një sondazhi të kryer midis 15,000 mjekëve nga 11 vende. Një shumicë e konsiderueshme e mjekëve në mbarë botën ia atribuojnë gabimisht nikotinës efektet negative shëndetësore të pirjes së duhanit.

Edhe pse 78% e mjekëve të anketuar nga Kina, Gjermania, Greqia, India, Indonezia, Izraeli, Italia, Japonia, Afrika e Jugut, Britania e Madhe dhe SHBA, të paktën pjesërisht u pajtuan me pohimin se te pacientët e rritur, pjesa më e madhe e dëmit të shkaktuar nga pirja e duhanit vjen nga djegia e duhanit dhe jo nga vetë nikotina. Mesatarisht 73% e mjekëve janë pjesërisht dakord që nikotina shkakton kancer të mushkërive.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara