www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët, derisa ende nuk ka drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga Serbia

Posted on March 25, 2024March 25, 2024 by User User1

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e Brestoc.

Haradinaj ka thënë se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët, e ende nuk ka drejtësi për shumë masakra.

“Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Fëmijë, gra e pleq të pambrojtur u masakruan pa mëshirë para njëzetepesë vjetësh nga regjimi barbar i Millosheviqit.

Sot, në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë e kolegë, u bashkuam me familjet që i kujtuan me krenari më të dashurit e tyre; 75 të rënët në Celinë, 68 të rënët në Fortesë dhe 54 të rënët në Brestoc.

Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur.

Sakrifica e tyre mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike!

Lavdi! 

Lajmet e fundit…

  • Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit
  • Lajm i rëndësishë për adhuruesit e Formula 1
  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara