www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në një aksident trafiku në Bavari të Gjermanisë

Posted on March 25, 2024March 25, 2024 by User User1

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë u lënduan në aksident të rëndë trafiku, që ndodhi si pasojë e përplasjes së njëpasnjëshme të veturave në Bavari të Gjermanisë.

Ekipet e shpëtimit dhe helikopterë të shumtë u shfaqën në autostradë ku ndodhi aksidenti, duke mbyllur përkohësisht qarkullimin derisa policia të kryejë hetimet dhe të ndihmojë të lënduarit.

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra tjerë u lënduan në një seri përplasjesh në autostradën A3, në jug të shtetit gjerman të Bavarisë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e atjeshme thonë se rreth 40 vetura janë përfshirë direkt në aksidentin zinxhiror, që ndodhi në orën 4:00 të mëngjesit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në afërsi të qytetit Wurzburg.

Autoritetet thonë se ngjarja është rezultat i tre përplasjeve të ndara, që përfundimisht çuan në mbylljen e autostradës A3 në drejtim të Nurembergut.

Zëdhënësi i policisë tha se disa vetura u përfshin fillimisht në aksident, ku më pas vetura tjera u përplasën në mënyrë zinxhirore. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara