www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Më i gjatë se një fushë futbolli” – zbulohen planet për aeroplanin më të madh ndonjëherë

Posted on March 24, 2024March 24, 2024 by User User1

Inxhinierët kanë zbuluar planet për aeroplanin më të madh në botë, i cili thuhet se pritet të jetë më i gjatë se një fushë futbolli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i quajtur WindRunner, aeroplani i madh pritet të revolucionarizojë energjinë e rinovueshme duke transportuar “tehe” gjigante të turbinave me erë nga pika A në B.

Ai do të ketë një gjatësi të madhe 108 metra me një hapje krahësh prej 80 m.

Aeroplani aktual komercial më i gjatë është Boeing 747-8 me 76.25 metra gjatësi, megjithëse ai ka të ngjarë të tejkalohet nga Boeing 777-9 në 12 muajt e ardhshëm, që është pak më i gjatë.

WindRunner është projektuar nga kompania energjetike me bazë në Kolorado, Radia dhe ka një kapacitet të mundshëm mbajtës prej 80 tonësh, dhe gjithashtu do të jetë në gjendje të mbajë 12 herë më shumë se Boeing 747-8, tha kompania.

Një pistë 1,800 m e gjatë do të kërkohet për të akomoduar aeroplanin.

Kapaciteti i WindRunner do të hapte gjithashtu rrugën për zhvillimin e turbinave tokësore edhe më të mëdha, të cilat do të ishin në gjendje të gjeneronin edhe më shumë energji, shpreson kompania.

“Turbinat më të mëdha të erës së sotme dhe ato edhe më të mëdhatë e së ardhmes nuk mund të transportohen në fermat kryesore të erës në tokë nëpërmjet infrastrukturës tokësore”, shkruan Radia në faqen e saj të internetit.

Ky aeroplan do të ishte shumë i rëndësishëm për faktin se krijimi i turbinave me erë më efikase ka të ngjarë të jetë një pjesë e rëndësishme e dekarbonizimit të prodhimit të energjisë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara