www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A duhet bankat e Maqedonisë së Veriut të përdorin gjuhën shqipe? Ministria e Drejtësisë hesht

Posted on March 24, 2024March 24, 2024 by User User1

Derisa opinioni dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve i ka sytë te pritja e mendimit nga Ministria e Drejtësisë nëse inspektorati mund të gjobisë ose jo bankat për mos njohjen e gjuhës shqipe dhe mos implementimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Ministria e Drejtësisë ri në heshtje, shkruan Portalb.mk.

Pavarësisht se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës thotë se bankat private në Maqedoninë e Veriut obligohen të pranojnë dokumente zyrtare në gjuhën shqipe të lëshuara nga institucionet shtetërore dhe të zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, bankat nuk e bëjnë këtë dhe arsyetohen se nuk e kanë për obligim.

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nuk e ka të qartë ende nëse mundin ose jo t’i gjobitin bankat për mos zbatimin e gjuhës shqipe, me ditë të tëra presin mendim nga Ministria e Drejtësisëqë të mund të veprojnë, por kjo ministri nuk u përgjigjet me ditë të tëra,.

“Ende nuk kemi pranuar asnjë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë”, thanë nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve.

Ministria e Drejtësisë nuk u përgjigj as në pyetjet e Portalb.mk edhe pse na konfirmuan se do i shqyrtojnë pyetjet tona.

Rikujtojmë që shoqata Më Mirë për Tetovën (MMPT) nxori në pah problemin me Bankat në Maqedoninë e Veriut që nuk e njohin gjuhën shqipe, gjegjësisht nuk pranojnë dokument zyrtar të lëshuar nga institucioni shtetëror në gjuhën shqipe.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara