Gjykata Administrative ka abroguar vendimet e Qeverisë e cila hodhi poshtë tre vendime të ministrit të Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski mbi bazën e mos nënshkrimit edhe nga ana e zëvendësministrit plotësues, shkruan Alsat.
Gjykata ka vlerësuar se Qeveria ka tejkaluar kompetencat e saj si organ ekzekutiv duke bërë vlerësim e ligjshmërisë së vendimeve pa pasur të drejtë ligjore për të.
“Qeveria është lëshuar në vlerësimin e kushtetutshmërisë edhe pse ishte e detyruar t’i adreson palët për këtë çështje kontestuese të kërkojnë zgjidhje në KSHZ e cila brenda 24 orëve duhej të sillte vendim ligjor dhe të informonte ministrinë. KSHZ-ja është i vetmi organ kompetent i cili mund të vlerëson nëse aktet bien në grupin e akteve të cilat duhet miratuar edhe nga zëvendësministri plotësues”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm Teknik.
Dy nga vendimet kanë të bëjnë me formimin e komisioneve për subordinimin e brendshëm në MPB ndërsa njëri vendim i referohet një telegrami për hapjen e konkursit të brendshëm në polici me qëllim plotësimin e vendeve vakante.
