www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bojmacaliev: Po mbërrijnë edhe 400.000 formularë për letërnjoftime

Posted on March 22, 2024 by User User1

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev nga Resnja infomroi se sot mbërrijnë  400.000 formularë për letërnjoftime dhe se proceset në atë pjesë po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së,  Bojmacaliev theksoi se  ishte informuar nga Shërbimet Administrative në Ministrinë e Punëve të Brendshme në nivel shtetëror, se problemi me miratimin e dokumenteve personale ende nuk është zgjidhur nga kabineti i ministrit.

 “Numri i dokumenteve të pamiratuara arrin mbi 50.000 dhe gjatë ditës së sotme do të dërgoj edhe një letër për takim me kryesinë e shërbimeve administrative dhe ministrin Toshkovski për të tejkaluar këtë problem”, theksoi Bojmacaliev.

 Bojmacaliev dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski sot i  vizituan edhe objektet e rikonstruktuara të shërbimeve administrative të këtij njësiti organizativ. Rikonstruksioni i plotë i NJPB Resnjë, siç bëri të ditur MPB,  ka kushtuar 12.800.000 denarë.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara