www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident zingjiror në mes tre veturave në rrugën Tetovë-Shkup në afërsi të Grupçinit

Posted on March 22, 2024March 22, 2024 by User User1

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Tetovë-Shkup, ku kanë marrë pjesë tre automjete.

Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në Grupçin të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë: “Golf” me targa të regjistrimit të Italisë të drejtuar nga S.R.(38) nga Bojana e Shkupit, vetura “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga J.J.(58) nga Llërca e Tetovës dhe vetura “Opel”, gjithashtu me targa të Tetovës të drejtuar nga U.B.(35) nga Liseci i Tetovës.

Në aksident, pasagjerja nga vetura “Opel” S.B. (35) nga Liseci, ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i të njëjtës veturës dhe pasagjerja në veturën ,”Mercedes” F.C. (49) kanë kaluar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit, shtojnë nga atje, inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara