www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

275 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Posted on March 21, 2024March 21, 2024 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, kumtoi sot MPB.

“Në këtë aksion janë sanksionuar 275 shoferë,  prej tyre njëzetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 155 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 120 shoferë jashtë vendeve të banimit”, thuhet në kumtesë.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MPB-ja u apelon të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. 

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara