www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulmohet me dronë baza e bombarduesve strategjikë të Rusisë

Posted on March 20, 2024 by User User1

Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore të bombarduesve strategjikë të Rusisë, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Engels në rajonin Saratov, thanë burime të inteligjencës ukrainase për Radion Evropa e Lirë (REL).

Sulmi u planifikua dhe u krye nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, sipas burimeve.

Baza ajrore, e njohur si Engels 2, është përdorur nga bombarduesit strategjikë rusë për ta sulmuar Ukrainën.

Burimet, që folën në kushte anonime, thanë se “caqet u goditën” nga dronët e prodhuar nga Ukraina dhe se janë duke u bërë vlerësime për rezultatin e këtij sulmi. Burimet nuk treguan se çfarë caqesh janë goditur dhe sa prej tyre janë goditur.

Më herët të mërkurën, guvernatori i rajonit rus Saratov, Roman Busargin, tha se një sulm me dronë në Engles u “zmbraps”.

Ai tha në Telegram se nuk raportohet për viktima apo dëme.

Banorët e Engels raportuan në rrjetet sociale se i kanë dëgjuar së paku katër shpërthime në këtë qytet.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se katër dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonin Saratov dhe një tjetër mbi rajonin Belgorod.

Engels, i cili ndodhet rreth 700 kilometra larg kufirit me Ukrainën, ishte sulmuar edhe gjatë vitit 2022.

Ndërkohë, së paku dy njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve të pareshtura ruse ndaj caqeve civile në Ukrainë të mërkurën, thanë zyrtarët e ushtrisë ukrainase.

Ushtria ukrainase tha të mërkurën se 150 vendbanime në nëntë rajone – Çernihiv, Harkiv, Luhansk, Donjeck, Zaporizhja, Dnipropetrovsk, Herson dhe Mikolaiv – u sulmuan nga Rusia në 24 orët e fundit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara