www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shporta minimale në muajin mars ka arritur në 58.998 denarë

Posted on March 20, 2024March 20, 2024 by User User1

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars 2024 është 58.998,00 denarë (957 euro), në krahasim me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin shkurt të këtij viti është rritur për 1.522,00 denarë (24 euro).

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), rritja më e madhe është në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, që për muajin mars është 22.

Nga të dhënat që disponon LSM, nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, vetëm shpenzimet për ushqime dhe pije janë rritur me 1.951 denarë (31 euro) pra me 9,41 për qind.

“Vlera e shportës minimale sidikale ka qenë në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit, më konkretisht në muajin mars 2024, ku rritja është më e theksuar në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, e cila vjen si rezultat i tregtarëve që nuk e kanë marrë parasysh apelin e LSM-së dhe vetëm në interes për të rritur fitimet e tyre, rritën jashtëzakonisht shumë çmimet e produkteve ushqimore, gjë që rezulton në praktika të padrejta të tregtarëve, dhe varfërimin e punëtorëve dhe qytetarëve, si dhe pas ndërprerjes së masës të çmimeve të ngrira”, thuhet në njoftimin e sotëm të LSM-së.

Rritja e çmimeve, thonë nga LSM, kontribuon në humbjen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe qytetarëve.

“Prandaj, me rritjen e re të pagës minimale nga marsi 2024, e cila sipas llogaritjeve do të jetë rreth 22.567,00 denarë (366 euro), nuk do të ketë efekt pozitiv në standardin e qytetarëve.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara