www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qeshja dhe një gotë ujë lirojnë tensionin

Posted on March 19, 2024 by User User1

Madje edhe kur nuk ju qeshet, duhet të qeshni. Në fillim përpjekja juaj mund t’u ngjajë grimasave, mirëpo vetëm pas disa minutave do të shfaqet e qeshura e vërtetë, e cila do të ndikojë në lirimin e hormoneve të lumturisë.

Për qetësim, lirim nga tensioni dhe përtëritje të energjisë dhe forcës së domosdoshme mjafton që të qeshni me emër, të pini një gotë ujë, t’i pushoni sytë…

Provoni, pas gjithë kësaj do të ndiheni më mirë. Kur jeni të shqetësuar, pini një gotë ujë jo shumë të ftohtë.

Në atë mënyrë aktivizohet pjesa e sistemit nervor, funksioni i së cilës është për qetësim dhe relaksim.

Njëkohësisht, bëni gati në formë banje, apo në ndonjë mënyrë tjetër, vajra eterikë të borzilokut, livandës…

Kjo është me rëndësi, sepse shqisat tona të aromave janë të lidhura drejtpërdrejt me qendrën e ndjenjave në tru. Pushoni sytë kurdo që hetoni që janë të lodhur shumë. Relaksimi ideal i syve derisa punoni në kompjuter është, shikimi në një pikë imagjinare në distancë.

Shikimin orientoni në drejtim të asaj pike dhe rrotulloni lehtë sytë majtas-djathtas dhe lart-poshtë, së paku 5 minuta.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara