www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nesër Ahmeti zyrtarizon Frontin Evropian!

Posted on March 18, 2024March 18, 2024 by User User1

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se nesër me fillim në ora 12:00, në hotelin Aleksandar Palas në Shkup do të mbajë konferencë për shtyp kryetari i BDI-së, përcjell TV21. Jozyrtarisht Ali Ahmeti nesër nis themelimin e Frontit Europian.

“Ju njoftojmë se nesër (e martë, 19.03.2024) kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti do të mbajë konferencë për media me fillim në ora 12:00 tek hotel Aleksandar Palace”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në lidhje me: Ali Ahmeti pritet ta formalizojë Frontin Europian, duke nënshkruar marrëveshje me partnerët e koalicionit.

Me shumë gjasa, Ahmeti do të njoftojë për të shumëpërfolurin Front Europian, pasi siç mëson TV21 nga burime të tij, kreu i BDI-së Ali Ahmeti pritet të mbledhë të gjithë partnerët e koalicionit për të nënshkruar marrëveshjen për të dalë bashkë në zgjedhje.

Nga ato që janë përmendur deri më tani, pjesë e këtij Fronti pritet të jenë BDI e Ahmetit si nismëtare e kësaj ideje, ASh-krahu i Ziadin Selës, PDSh e Menduh Thaçit, PDE e Arianit Hoxhës dhe Lëvizja Populli e Skender Rexhepit – Zejd. TV21 mëson se kreu i integristëve Ahmeti tashmë e ka gati ekipin kundër opozitës shqiptare, me të cilin do të dalë në garën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Lajmet e fundit…

  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara