www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rama për investimet në Sazan: Kundërshtarët flasin për rrezikun e shkatërrimit të një parku imagjinar

Posted on March 17, 2024March 17, 2024 by User User1

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialsite në lidhje me investimet që dhëndri i ish-presidentit Trump, Jared Kushner do të bëjë në ishullin e Sazanit.

Rama tha se në Shqipëri ka me qindra investitorë strategjik. Ai tha se projekte me 5 yje do të zhvillohen në sektorin e turizmit, të cilat do i shtojnë vlerat Shqipërisë dhe do rrisin imazhin e saj.

“Nëse trendi vazhdon 10 milionë turistët e vjetshëm do të bëhen afro 14 milionë këtë vit. Dikur për ti bërë 1 milion qeveria e mëparshme na numëronte të gjithëve si turistë sa herë hynim në Shqipëri pasi kishim dalë jashtë. Këto ditë Jared Kushner, një sipërmarrës i madhe amerikan dhe dhëndër i ish-presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri”.

Më tutje ai tha se “ata që na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillimet në turizëm dhe për investimet e huaja direkte, sot flasin për rreziqet që i kanosen Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimin e një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara