www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pilot-projekti “Merr numër” në Kumanovë zbatohet në mënyrë efikase

Posted on March 16, 2024March 16, 2024 by User User1

Sot në Seksionin për Çështje Administrative në Kumanovë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Stefan Andonovski, kanë promovuar sistemin “Merr numër”.

Sistemi “Mer numër”, i cili në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka filluar të funksionojë që sot, synon të vendosë rregullin në pritjen e palëve për fotografimin dhe dhënien e dokumenteve personale.

“Mund të them se fillimisht, me sa pashë, jam i kënaqur me mënyrën se si funksionon bashkëpunimi që kemi pasur deri më tani këtu në Kumanovë dhe shpresoj se do të mund ta realizojmë këtë pilot projekt në të ardhmen, si zgjidhje sistematike që duhet të lehtësojë procesin e zbatimit të gjithë procedurës lidhur me dokumentet personale”, tha Toshkovski.

Duke e sqaruar procesin, tha se qytetarët marrin numër për shërbim, përmes monitorëve njoftohen kur duhet të afrohen në sportelët ku e marrin shërbimin e kërkuar. Sipas tij, rregullohet turma.

“Atë që po e bëjmë, për një muaj, një muaj e gjysmë, qëllimi ynë është që në mënyrë dinjitoze ta lehtësojmë procesin e dhënies së dokumenteve personale”, tha Toshkovski. Kumanova u zgjodh komunë për të filluar pilot projektin, sepse shifrat në qytet nuk janë të vogla, duke theksuar se bëhet fjalë për mesatarisht 500 persona që fotografohen në baza ditore, por edhe se nuk ka turma si në Shkup.

Ai e falënderoi MSHIA-në, propozimi i të cilës ishte për realizim të këtij projekti dhe tha se përfundimisht edhe institucion tjetër përveç MPB-së kontribuon që procesi të jetë më dinjitoz për qytetarët. Për të mënyra e dhënies së dokumenteve “i pari vjen, i pari shërbehesh” është kaotike.

Procesin në Kumanovë e vlerësoi si adekuat dhe paralajmëroi se do të presë që të shihen rezultatet, sepse sot është dita e parë.

Ai shtoi se tani punohet në bazë të parimit të drejtësisë që të zhvillohet procesi dhe në bazë të parimit ai që ka caktuar termin të marrë termin në interval adekuat kohor.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme, për dallim siç tha nga e kaluara, do të pastrohen listat nga aspekti i termineve të caktuara. Për momentin bëhet për një javë, ndërsa ndonjëherë edhe në bazë ditore. Ata të cilët kanë ndërruar mendje dhe në vend nga procedura e rregullt kanë zgjedhur procedurën urgjente për nxjerjen e dokumentit, maksimalisht shfrytëzohen terminet e lira për zbatim më efikas të procesit.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara