www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministria e Shëndetësisë: Realizohet transplant multiorganësh në Maqedoni

Posted on March 14, 2024March 14, 2024 by User User1

Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e djeshme është kryer edhe një transplant multiorganesh, ku një pacient ka marrë zemër, një pacient mëlçi, dy pacientë kanë marrë veshka, ndërsa në ditët në vijim do të kenë mundësi pacientët nga Klinika Universitare për Ortopedi për të marrë edhe indet kockore.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, shprehu mirënjohje për familjen e donatorit, që vendosi të dhurojë organet e të dashurit të tyre dhe në këtë mënyrë të shpëtojë të paktën 4 jetë.

“Pas pëlqimit të marrë të martën, dje në orët e para të mëngjesit kanë filluar transplantet e zemrës, mëlçisë, veshkave dhe indeve kockore. I dërgoj një falënderim të madh familjes së donatorit që na rikujtoi rëndësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin edhe në momentet më të vështira të jetës. Vendimi i tyre sot do të thotë një jetë e re për dikë, pasi dje shpëtuam të paktën 4 jetë”.

“Dhurimi i organeve është akti më i lartë i altruizmit që na bën të gjithëve njerëz më të mirë duke shpëtuar jetë njerëzish. Shumë faleminderit për të gjitha ekipet mjekësore që po punojnë me pacientët dhe po kujdesen për shëndetin e tyre për këto 48 orë”, thekson Demiri.

Ndryshe, që nga viti 2020 janë transplantuar 11 zemra, 4 mëlçi, 38 veshka dhe 24 inde kockore, gjithsej 77 organe.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara