www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kuvendi konfirmon: Ligji i lojërave te fatit nuk ka marrë mbështetje te mjaftueshëm nga deputetët dhe nuk është miratuar

Posted on March 14, 2024 by User User1

Edhe pse dje MIA publikoi informatën seKuvendi i Maqedonisë së Veriut i miratoi ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Mirëpo sot Kuvendi njoftoi se në fakt ligji nuk është miratuar, transmeton Portalb.mk.

Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse në leximin e tretë të vazhdimit të pasdites së djeshme të seancës së 145-të nuk mori shumicën e kërkuar prej 61 votash dhe procedura për këtë ligj përfundon, sqaroi sot Kuvendi.

“Duke pasur parasysh Vendimin e Gjykatës Kushtetuese U. nr. 115/2019, datë 14.05.2020, sipas të cilit për miratimin e Ligjit nevojiten së paku 61 vota “PËR”, me rastin e vendosjes për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji ka marrë mbështetjen e 51 votave “PËR”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet që ligji të miratohet dhe procedura sipas atij ligji përfundon”, thekson Zyra e Kryetarit të Kuvendit.

Siç thuhet nga Kabineti i Mitreskit, “konstatimi i kryetarit të Kuvendit me rastin e vendosjes për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse ka të bëjë me shumicën e nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”.

Ligji për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse njëherë u miratua nga Kuvendi, por kryetari i shtetit Stevo Pendarovski nuk nënshkroi dekretin për të dhe i është kthyer deputetëve në lexim të tretë.

Sipas propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i miratuar me 7 shkurt nga Kuvendi i RMV-së, lokalet afariste në të cilat organizohen lojërat e fatit në një bastore dhe në klubin e automateve, lotaria në ambiente të mbyllura dhe lojërat elektronike të fatit duhet të vendosen në një distancë prej jo më pak se 500 metra nga shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Lëvizja Antibixhoz disa herë ka organizuar protesta për largimin e objekteve të lojërave të fatit nga vendbanimet por kanë kërkuar edhe mbylljen e plotë, por pavarësisht ngritjes së zërit, autoritetet deri më tani nuk i kanë zbatuar kërkesat e tyre.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara