www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi-Larson Xhein: Me anëtarësimin e Suedisë, NATO bëhet më e madhe dhe më e fortë

Posted on March 12, 2024 by User User1

Kryeministri Xhaferi drejtoi urime ndaj ambasadores Larson Xhein për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO dhe i dorëzoi letër urimi drejtuar Kryeministrit suedez Ulf Kristerson. Me këtë rast, theksoi se me këtë akt historik, Aleanca bëhet më e madhe dhe më e fortë, e me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Duke i uruar mirëseardhje Suedisë në NATO, Xhaferi theksoi se nga ky moment, aleatët vazhdojnë të ecin së bashku drejt përforcimit dhe zgjerimit të familjes së përbashkët euroatlantike.

“Në kushte kur bota përballet me siguri të çrregulluar dhe me sfida për vlerat dhe parimet demokratike nga ana e aktorëve autoritarë, çdo përpjekje e përbashkët është kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë”, tha Xhaferi.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara