www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rrëfimi i ukrainases që hodhi në erë tankun rus: U fsheha në istikame dhe fillova të qajë – doja të shkatërroja më shumë

Posted on March 12, 2024March 12, 2024 by User User1

Valeriya e cila shërben në ushtrinë ukrainase, rrëfen momentin kur për herë të parë me predhën anti-tank nga Brigada e 79-të, shkatërroi tankun rus.

Ajo tha se në momentin që kishte shkatërruar tankun rus, ajo menjëherë kishte vrapuar dhe ishte futur në istikame ku për disa minuta nuk arriti të ndalet duke qarë.

Nuk ishin lot frike apo pendimi, përkundrazi thotë se ai moment i dha adrenalinë.

Në një intervistë të realizuar nga analisti estonez War Translated, Valeriya foli për momentin emocionues.

“Doja më shumë dhe çdo herë e më shumë”, tha kjo ushtare e re që shërben në njësinë e parashutistëve.

Brigada e 79-të e Valeriya ka mbajtur për muaj të tërë pozicionet mbrojtëse në juglindje të Ukrainës dhe në perëndim të Marinkas dhe Novomykhailivka, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.

Valeriya kujton momentin kur kishte realizuar sulmin e parë vdekjeprurës, duke arritur që t’i afrohet pozicioneve të ushtrisë ruse nga ku vlerësoi nëse ishte momentin që të godet.

Duke mbajtur lansuesin me predhën antitank Stugna P, Valeriya kishte arritur të godas direkt një tank të ushtrisë rusë.

Nga ai moment kishte vrapuar me tërë forcën drejt istikameve, nga ku nuk mund të ndalte lotët.

“Më pëlqen kur tanket dhe autoblindat e armikut digjen. Për të qenë sa më efekti, personi që hedhë predhën anti-tank duhet të jetë shumë gjakftohtë”, tha Valeriya.

Por ajo thotë se nuk ishte vetëm gjakftohtësia që e motivoi për punën e mëtutjeshme.

Valeriya thotë se është pikërisht vendlindja dhe familja, motivi kryesorë që ajo të vazhdojë të mbrojë vendin.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara