www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani për rezolutën e SHBA-ve: Është inkurajim për ne dhe BE-në për përshpejtimin e anëtarësimit të vendit

Posted on March 12, 2024 by User User1

Është bërë propozim rezolutë nga katër seantor e cila do të jetë një shtytje për vendin tonë për anëtarësim në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme. Edhe republikanët edhe demokratët në SHBA janë njëzëri dhe kemi konsensus absolut të mbështetjes për vendin, tha ministri i Jashtë, Bujar Osmani, pasiqë Senati i SHBA-ve miratoi rezolutën për mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pa kusht shtesë.

Osmani thotë se kjo do të jetë një inkurajim për ne, por edhe për BE-në se duhet të përshpejtohet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë.

Korniza negociese është konfirmuar dhe ajo do të mbrojë pozicionet tona sepse nuk lejon që çështjet historike dhe identitare të jenë standard për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, por do të jenë vetëm pakicat dhe të drejtat e njeriut.

Pres që pas zgjedhjeve të përshpejtohet procesi dhe deri në vitin 2030, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Kjo rezolutë do të ndihmojë në inkurajimin e vendeve anëtare”, tha Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara