www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti përuron qëndrën kibernetike: Kemi një fqinj agresiv, por nuk jemi të frikësuar!

Posted on March 12, 2024March 12, 2024 by User User1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte sot në inaugurimin e Qëndrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Kurti gjatë inaugurimit u shpreh se kemi një fqinj agresiv si Serbia, por kjo sipas tij nuk i bën të trembur por të kujdesshëm.

“Pata nderin bashkë me komandantin e Sigurisë së Kosovës të shoh edhe këta 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane që i kemi përfshirë tashmë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 10 prej tyre i kemi blerë me buxhetin e shtetit, 5 janë donacion. Pra ky është partneritet që po bëjmë. Edhe marrim donacion edhe blejmë në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti e siguria e qytetarëve të jetë e pacenueshme.

Ne e kemi pas të qartë që fqinj jonë verior është agresiv, është nevrik, mirëpo kjo na bënë të kujdesshëm, assesi të frikësuar”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës u shpreh se po bëhen përgatitje maksimale për çdo rrezik prandaj u përurua edhe kjo Qëndër shtetëore për sigurinë kibernetike.

“Konfliktet nuk janë ndër-etnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt, por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm në lindje të Evropës janë në rrezik për sigurinë dhe paqen, por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA-ja nuk mund ta dijë askush.

Ajo çfarë bëjmë ne është që ne përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, ka thënë tutje ai.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara