www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Funksioni i ri ju tregon se a është e sigurt biseda juaj në WhatsApp!

Posted on March 12, 2024March 12, 2024 by User User1

WhatsApp po përpiqet vazhdimisht të përmirësojë përvojën e përdoruesit me veçori të reja. Tani, duket se një veçori e re e dobishme është në rrugë e sipër. Sipas mediave të huaja, aplikacioni në pronësi të Meta-s po prezanton një veçori për shfaqjen e bisedave të sigurta.

Ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store. Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë për ju identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta. Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme. Ndryshe, kriptimi luan rol vendimtar në aplikacionet moderne të mesazheve, pasi siguron dhe mbron bisedat, shkruan Top Albania Radio.

WhatsApp ka testuar veçori shtesë të formatimit të tekstit për shumë kohë. Raporti i fundit që përfshin një sërë funksionesh të reja, ka vendosur përfundimisht t’u jap dritën e gjelbërt këtyre veçorive. Bëhet e ditur se, katër opsione të reja të formatimit të tekstit po shpërndahen për përdoruesit e WhatsApp në Android, iOS, Web dhe Mac. Duke filluar nga sot, përdoruesit e WhatsApp mund të përdorin opsione si kodi inline, i cili i lejon ata të nënvizojnë informacione specifike në një tekst.

Të tjerat veçori pëfshijnë block quotes dhe listat me pika dhe me numra. Përveç këtyre opsioneve të reja, WhatsApp po ofron edhe katër veçori tjera të formatimit të tekstit: Bold, Italic, Strikethrough dhe Monospace.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara