www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Parashikimi i motit për diten e sotme

Posted on March 11, 2024March 11, 2024 by User User1

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme shiu, në disa pjesë të caktuara lokale me intensitet më të madh dhe më të rrëmbyeshme, mbi 20 litra në metër katror, të ndjekura me paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e përforcuar deri në të fortë nga drejtimi jugor, mbi 70 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja prej 13 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e mbrëmjes me reshje të shiut. Në disa pjesë të luginave reshjet  do të jenë përkohësisht më të bollshme dhe të ndjekura me paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 17 gradë.

Sipas DPHM-së, edhe në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale shiu, por me intensitet të dobët.

Lajmet e fundit…

  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara