www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Asnjë post politik në këtë shtet nuk është më i pamundur për shqiptarët

Posted on March 10, 2024March 10, 2024 by User User1

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka mbajtur mbrëmë konventën promovuese për kandidatin e tyre  për president, Bujar Osmani. Kryetari Ali Ahmeti, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se në kalanë e sukseseve kombëtare, ka ardhur  koha të vendosin edhe presidentin e parë shqiptar. Ai tha se partia që drejton ai, që 22 vjet nuk njeh humbje në asnjë cikël zgjedhor, ndaj siç tha Ahmeti, gjithë këtë kala të fitoreve e ka ndërtuar populli me durim dhe besim.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Ne për 23 vjet me rradhë nuk njohim humbje, nuk kemi njohur humbje, as në beteja, as në luftë, të gjitha i kemi fituar, politikisht e diplomatikisht, ushtarakisht e taktikisht. Prandaj për këtë jemi mirënjohës popollit, që neve na përkrahi dhe na mbështeti edhe në ditët e vështira. Vet nuk mundesh të arrish të bësh asnjë vepër. Të gjithë bashkë sot kemi ndërtuar këtë kala, dhe në këtë kala të gjithë shqiptarët kanë nga një gurë, dhe e kanë bërë kalanë më të çeliktë në këto hapësira shqiptare. Sot ngritet shtatlartë Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Pjetër Bogdani, Nexhat Agolli, Universitete, flamuj kombëtarë shqiptarë, gjuhë e traditë, prandaj jemi të pamposhtur”.

Sot jam këtu para jush, i mbushur me ndjesinë e thellë të përgjegjësisë dhe përkushtimit, duke ndjekur bindjen e Ali Ahmetit, të cilat janë largpamëse, se asnjë post politik në këtë shtet nuk është më i pamundur për shqiptarët. Kështu deklaroi kandidati për president nga BDI, Bujar Osmani, i cili deklaroi se e ardhmja është vetëm në Bashkimin Evropian.

BUJAR OSMANI, KANDITAT PËR PRESIDENT NGA BDI

“Lufta për demokraci, për barazi dhe për vlerat europiane është luftë për të ardhmen tonë dhe ajo nuk ka mbaruar. Jap fjalën solemne sot para jush se përkushtimi im për këto vlera është dhe do të jetë i pa thyeshëm. Njerëzit tonë, fëmijët tonë, e meritojnë të ardhmen europiane, ne ua kemi borxh ta ndërtojmë atë, dhe ju premtojë se do ta ndërtojmë”.

Osmani tha se do të angazhohet që të krijohet mjedis që nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe rritjen ekonomike duke investuar në programet të arsimimit dhe formimit profesional të të rinjve. Në këtë garë Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me slloganin “JO Rusisë , PO Europës” /shenja

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara