www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Cigaret elektronike, të rrezikshme për zemrën

Posted on March 10, 2024March 10, 2024 by User User1

Përdorimi i cigareve elektronike shton rrezikun e atakut kardiak, infarktit apo sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të ri, rreth një në 20 të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdorin cigaret elektrike dhe shumë prej tyre pretendon se e bën këtë sepse ato janë më të shëndetshme se sa cigaret normale.Por, cigaret elektrike janë ende jo fort të njohura ndërkohë që studimet e shumta që po bëhen po tregojnë se ato nuk janë fort të sigurta.

Studimi më i fundit i kryer nga shoqata amerikane e zemrës, ka zbuluar se atakët kardiakë janë afro 60 për qind më të pranishme tek ata që përdorin cigaret elektrike, që janë po ashtu 71 për qind më shumë të rrezikuar për infarkte.Kur cigaret elektrike nisën të shfaqen në raftet e dyqaneve të duhanit, ato shpesh reklamoheshin si një ndihmë për duhanpirësit për të braktisur vesin. Por tani, është bërë e qartë se ato po bëhen një shtesë në vend që të zëvendësojnë cigaret e zakonshme.

Duhanpirja është shkaku numër një për kancerin në mushkëri, dhe avulli nga cigaret elektrike, deri më tani duken të sigurta për mushkëritë. Por, sipas këtij studimi të fundit, cigaret elektrike janë po aq të dëmshme për zemrën dhe sistemin kardiovaskular sa edhe cigaret tradicionale.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara