www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga java e ardhshme mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale

Posted on March 9, 2024March 9, 2024 by User User1

DPHM informon se në fillim të javës së ardhshme në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima. Edhe në ditët në vazhdim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut me intensitet më të dobët.

Sipas parashikimit, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 7 gradë, ndërsa ato të ditës prej 7 deri 17 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor e cila do të përforcohet. Temperatura do të arrijë deri 15 gradë. 

Lajmet e fundit…

  • Ky eshte autori i vrasjes ne Turqi!
  • Ja si e shiten Bërvenicen Izet Mexhiti dhe Haqim Ramadani
  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara