www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdogan: Zgjedhjet e 31 marsit janë të fundit ku do të marr pjesë

Posted on March 9, 2024March 9, 2024 by User User1

Zgjedhjet lokale të 31 Marsit do të jenë të fundit për presidentin Erdogan. Ligji parashikon të jenë zgjedhjet e fundit që Erdogan merr pjesë, dhe më pas stafeta do të kalojë te mbështetësit e tij.

“Siç e dini, 31 marsi është një pikë kthese për Turqinë. Dhe në këtë pikë kthese, sytë e gjithë botës islame janë drejt Turqisë. Çfarë do ndodh në Turqi?”, tha presidenti turk,

Duke kujtuar se deri në zgjedhje kanë mbetur edhe 22 ditë, Erdogan deklaroi se duke shfrytëzuar sa më mirë këto ditë, shpreson të ketë përgjigjen e nevojshme në kutinë e votimit.

“Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, shpresojmë të fillojmë një epokë të re që nga 1 Prilli.”

Mandati i Erdoganit si president përfundon më 2028. Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Fituesi i disa zgjedhjeve që nga viti 2002, Erdogani u rizgjodh për një mandat pesëvjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj të vitit 2023.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara