www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tetovari plagosi partneren serbe dhe më pas vrau veten

Posted on March 8, 2024March 8, 2024 by User User1

Një grua serbe 30 vjeçare me inicialet  J.V. u qëllua mbrëmë rreth orës 21:30, jo larg pikës së pagesës në Preshevë. Sipas mediave serbe, ajo u plagos nga partneri me iniciale I.B, 52 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Tetova, me të cilin ishte në lidhje. I.B. plagosi gruan kur policia rrugore i ndaloi në pikën e pagesës.  “Derisa polici po i shkruante një kallëzim kundërvajtjeje, ajo shfrytëzoi rastin dhe doli me vrap nga makina dhe ai e ndoqi pas saj dhe e plagosi atë me dy plumba me pistoletë dhe më pas vrau veten me një plumb në kokë”, ka shkruar portali Alo. 30-vjeçarja e plagosur është transportuar në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjë, e më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Nishit.

Nga Qendra Universitare Nish kanë njoftuar se e lënduara ka arritur rreth gjysëm ore pas mesnate nën shoqërimin e Ndihmës së Shpejtë. Pas kontrollit të kryer, ndihmës primare shëndetësore dhe diagnostifikimit, janë konstatuar lëndime të trakesë, unazat e qafës së mitrës, si dhe kontuzion i mushkërive në anën e majtë. Gruas i është bërë intervenim kirurgjik, pas çka është hospitalizimit në Klinikën për Kujdes Intensiv në spitalin e Nishit, ka thënë mediumi N1.

Shtetësinë e dy partnerëve e zbuloi televizionit nacional serb. Ndëkaq, sipas portalit Alo, gruaja e plagosur ka dy fëmijë dhe është e divorcuar. Së fundi ajo kishte krijuar një lidhje me shqiptarin nga Tetova, të cilin e takoi në Zvicër.

“Ajo ka jetuar në Zvicër para tre vitesh, aty janë njohur. Kur u kthyen në Serbi, u transferuan në Banjën e Vranjës. Ajo kishte shpesh probleme me të, sepse ai e detyronte të jetonte me të në Maqedoni. Për shkak të këtij presioni, ajo vendosi të transferohej tek e ëma në një qytet tjetër dhe të largohej prej tij. Ai nuk u ndal me kaq, ndaj erdhi në shtëpinë e saj të enjten dhe praktikisht e detyroi të shkonte në Maqedoni”, i ka thënë një i afërt portalit.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara