www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studimi: Aromat mund të ndezin kujtime të lumtura për pacientët me depresion

Posted on March 8, 2024March 8, 2024 by User User1

Një aromë e njohur mund t’i ndihmojë personat me depresion që të kujtojnë më lehtë momente nga e kaluara sesa shenjat verbale

Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i fundit i publikuar në JAMA Network Open.

Për njerëzit me çrregullim depresiv (MDD), një erë e njohur mund t’i ndihmojë ata që të risjellin në kujtesë çaste autobiografike dhe potenciale që ndihmojnë me trajtimin e shëndetit mendor, kjo sipas një grupi studiuesish nga Pittsburgh School of Medicine.

“Çështja kryesore e këtij studimi është se individët me depresion kanë kujtime specifike dhe kujtime pozitive, por ata thjesht kanë vështirësi në qasjen ndaj tyre,” thotë Kymberly Young, një profesor i psikiatrisë.

“Duke përdorur aromat, ne mund t’i ndihmojmë ata të kenë akses në këto kujtime,” shtojnë studiuesit, shkruan New York Post.

Të jesh në gjendje të qasesh në kujtime specifike është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve dhe rregullimin e emocioneve.

Nëse mund t’i ndihmojmë individët me depresion të kenë akses në kujtime specifike, ata duhet të jenë në gjendje t’i përdorin ato kur është e nevojshme dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Në studim, ekipi i studiuesve vëzhgoi 32 individë mes moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët kishin një diagnozë depresioni. Pjesëmarrësve iu dhanë 12 mostra aromash në kavanoza qelqi. Më pas atyre iu kërkua të kujtonin një diçka specifike për secilën duke i përshkruar me 12 fjalë të ndryshme. Kujtimet e shkaktuara nga aromat ishin më specifike se ato nga shenjat verbale, zbuluan studiuesit.

Pjesëmarrësit ishin më të prirur që të risillnin në mendje kujtime pozitive dhe më pak ato negative dhe kjo u dha atyre emocione më të forta, pavarësisht probleme të depresionit, citon Anabel.

Duket se disa lloje kujtimesh ka të ngjarë të jenë më të dobishme në zbutjen e depresionit, se çdo seancë terapie, kure apo qasjeje përmirësimi ndaj kësaj sëmundjeje.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara