www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Maqedoninë e Veriut arrestohet shtetasi i Kosovës, pronar i një kompanie për transport me autobusë

Posted on March 8, 2024March 8, 2024 by User User1

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 09:15, në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme” është arrestuar shtetasi i Kosovës, 45-vjeçari me iniciale F.S., përcjell TV21. I njëjti dyshohet se përmes ryshfetit ka dashur të kalojë autobusin në pronësi të tij, edhe pse shoferi nuk kishte certifikatë adekuate.

“Gjegjësisht, rreth orës 08:50 në vendkalimin kufitar, një autobus me targa të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në vend për shkak se shoferi nuk ka pasur certifikatë profesionale të shoferit të autobusit. Shumë shpejtë, F.S., pronar i kompanisë për të cilën po voziste shoferi, ka mbërritur në vendkalim dhe kërkoi që autobusi të kalonte. Në të njëjtën kohë, ai i ofroi para udhëheqësit të turnit në polici, pas çka është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion të policisë”, thonë mes tjerash nga MPB./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara