www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një ari sulmoi një turist danez në malin Sharr, i cili skijonte jashtë piste

Posted on March 5, 2024 by User User1

Mëngjesin e sotëm, një ari ka sulmuar një turist danez, i cili së bashku me një grup skiatorësh kanë marrë pjesë në skijimin “free ride”, jashtë pistave të skive në zonën Jelak të malit Sharr, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Ngjarja ka ndodhur para orës 11 të mëngjesit të sotëm në afërsi të Kodrës së Diellit, transmeton Portalb.mk.

Ariu ka plagosur këmbët e skiatorit danez duke kafshuar dhe gërvishtur. Ekipi i emergjencës mjekësore nga Tetova e ka transportuar të lënduarin në spitalin e Tetovës, ku do të konstatohet më tej shkalla e lëndimeve.

QMK njoftoi se drejtori Stojançe Angelov është drejtuar në Kodër të Diellit nga ku pritet të deklarohet lidhur me ngjarjen.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara