www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rritja e pagave – Profesorë të pesë universiteteve publike protestuan sot

Posted on March 4, 2024March 4, 2024 by User User1

Profesorë të pesë universiteteve publike protestuan kundër, siç u shprehën ata, diskriminimit që iu bëhet me rritjen e rrogave vetëm të profesorëve të universitetit “Shën Kirili e Metodij”, shkruan Alsat.

Kreu i Sindikatës së profesorëve të UT-së Shefket Dehari tha se nëse nuk rriten pagat edhe të profesorëve të universiteteve të tjera publike, protestat do të vazhdojnë.

“Universitetet tona janë injoruar dhe diskriminuar nga parlamenti dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive me pesë universitet publike dhe llogaritjen e pagave të të punësuarve sipas kësaj marrëveshjeje. I porosisim këto institucione se janë duke aplikuar standarde të dyfishta, diskriminim dhe pabarazi me pesë universitetet tjera publike në vend sepse në RMV vlen Ligji i njëjtë i Arsimit të lartë me pesë universitetet, andaj edhe të ardhurat e të punësuarve në këto universitete duhet të jenë ekuivalente. Me këto protesta, pesë sindikatat e bashkuara bëjnë të ditur se veprojnë pa asnjë ngjyrim politik, por për të kthyer dinjitetin, integritetin dhe drejtësinë për gjithë të punësuarit e tyre”, tha Shefket Dehari, kryetar i Sindikatës së profesorëve të UT-së.

“Fillimisht përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjes me USHKM, por po ashtu duam të bëjmë të ditur se institucionet bëjmë diskriminim ndaj neve dhe katër universiteteve të tjera publike në vend, sepse edhe ne kemi statusin e njëjtë dhe kryejmë veprimtarinë e njëjtë. Andaj sot duam të shprehim revoltën tonë sot dhe të kërkojmë nënshkrimin e edhe marrëveshjeve tona, ose gjetjen e një kornize ligjore për qasje sipas marrëveshjes së USHKM. Në të kundërtën në koordinim me sindikatat e katër universitetet të tjera të vendit, do i definojmë hapat e radhës për vazhdimin e këtij bojkoti dhe ku do e mbajmë atë, deri në plotësimin e kërkesave tona”, u shpreh Igor Joveski, kryetar i Sindikatës së profesorëve të Universitetit “Shën Apostulli Pavle” Ohër.

Kreu i sindikatës së profesorëve të universitetit Nënë Tereza në Shkup Avni Avdiu tha se nëse nuk ndodh nënshkrimi i marrëveshjes kolektive për rritjen e rrogave, protestat do të zhvendosen para parlamentit.

Ndryshe, profesorët e rregullt të universiteteve publike, deri në shtator, rrogën që e siguronte shteti e kanë marrë në vlerë prej 56 462 denarëve. Me rritjen prej 22% paga neto e profesorëve të USHKM-së ka mbërritur në 72 977 denarë.

Por, rritja e pagave mund të jetë edhe më e lartë varësisht fakulteteve, të hyrave të tyre, projekteve dhe numrit të studentëve. / Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara