www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Manastir, një 35-vjeçar me benzinë i ka djegur 6 aparate në një kazino

Posted on March 4, 2024March 4, 2024 by User User1

Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka ngritur procedurë kundër një 35-vjeçari nga fshati Orizarja e Poshtme në Manastir, i cili është dyshuar se ka kryer vepër penale Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 paragrafi 1 i Kodit Penal, kumtojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Më 2 mars, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka hyrë në kazino në rrugën “Llazo Trposki” në Manastir, është ngjitur në katin e objektit ku ka pasur edhe persona tjerë, ka derdhur benzinë ndaj gjashtë slot-makinerive dhe i ka djegur. Me këtë ka shkaktuar zjarr i cili e ka përfshirë inventarin dhe ka shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe ka shkaktuar dëm ndaj pronës”, thonë nga Prokuroria.

Prej atje shtojnë se me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e manastirit, të dyshuarit i ka caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditësh.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara