www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bankat në hall nga paratë false, detektohen disa mijëra euro të tilla në ‘NLB’

Posted on March 4, 2024March 4, 2024 by User User1

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa monedha që po ‘tmerron’ të gjithë është ajo 2 euroshe.

Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së djeshme nga një zyrtar i bankës ‘NLB’ në Prishtinë, i cili ka njoftuar se janë detektuar disa kartëmonedha dhe monedha metalike që dyshohet të jenë të falsifikuara, e të cilat janë depozituar në bankë në një interval kohor prej 3 muajsh.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 2 mijë euro, prej tyre disa 100-she, disa 50-she dhe 20-she si dhe qindra monedha nga dy euro.

Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si masa preventive për ‘shpëtimin’ nga 2 eurot false, shumë biznese në Kosovë kanë filluar të mos pranojnë pagesa me këto monedha.

Ndryshe, se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara